Ndonëse skuadra e tij është me 12 pikë më pak se lideri Chelsea, mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi beson se me skuadrën e tij, Arsenal mund të fitojnë titullin e kampionit në Angli, shkruan albinfo.ch.
“Mendoj se do të jetë vështirë, megjithatë unë besoj se ende mund të fitojmë titullin e kampionit. Nuk do të dorëzohemi deri në fund. Për aq sa do të kemi mundësi teorike ne do të luftojmë”, ka thënë mbrojtësi shqiptar, i transferuar nga Valencia.
Skuadra e Arsenalit humbi dy ndeshje radhazi, duke zbehur gjasat për titullin e kampionit. “Ishim të zhgënjyer pas humbjes nga Watfordi, pastaj erdhi edhe humbja nga Chelsea. E dimë se do të jetë vështirë, por nuk do të dorëzohemi”, ka theksuar Mustafi.