Në Kosovë nuk ka kontrabandë nga Serbia në nivele shqetësuese, sa t’i rrezikojë masat e reciprocitetit me këtë vend, ka deklaruar për mediat e vendit, drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica.
“Masat e reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë nuk mund të rrezikohen nga kontrabanda, sepse kjo është në nivele shumë të ulëta”, ka thënë Huruglica.
Sipas drejtorit të doganave, situata në aspektin e kontrollit të kontrabandës është shumë më e mirë se para masave të reciprocitetit:
Huruglica tregon se mallra në sasi të vogla, përveç nga Mitrovica, tentohet të futen edhe nga rajoni i Gjilanit.