Timebelle do të përfaqësojë Zvicrën në Eurovision Song që do të mbahet në maj 2017 në Kiev (Ukrainë). Grupi nga Berna fitoi finalen të dielën në Kreuzlingen (TG), garë e cila u transmetua nga Radio televizioni zviceran (RTS) si dhe kanalet e tjera kombëtare.
Para dy vjetësh Timebelle sapo kishte humbur zgjedhjen e saj për të përfaqësuar Zvicrën në Edinburg të Skocisë. Kësaj radhe grupi fitoi biletën e tij me këngën “Apollo”, e pëlqyer nga shikuesit.
Gjashtë artistet në garë të dielën, të gjitha gra, kanë qenë të përzgjedhura nga një juri profesionale gjatë muajit dhjetor 2016, të cilët kanë vlerësuar cilësinë e zërit dhe paraqitjen në skenë. Të dielën publiku pati fjalën e fundit në përcaktimin e fituesit nëpërmjet telefonit dhe SMS-ve.
E vetmja frankofone që konkurronte quhej Shana Pearson dhe ishte nga Lozana. Në vitin 2013 ajo kishte siguruar pjesën e parë të koncertit të Justin Bieber në Strasburg.
Eurovisioni bashkon çdo vit rreth 40 shtete pjesëmarrëse dhe 200 milionë shikues. Zvicra është një anëtare themeluese e konkursit të krijuar në vitin 1956, por e ka fituar çmimin vetëm dy herë: në vitin 1956 dhe në vitin 1988 falë Celine Dion.
