Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha po vazhdon të shkëlqejë në Australi, përkundër se ka thyer rekordin e golave, shkruan albinfo.ch.
Berisha fillimisht gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, por më pas gjeti golin e barazimit vetëm gjatë minuta para fundit në derbin ndaj Melbourne Cityt. Më pas një autogol i miqve i dha fitoren skuadrës së Berishës.
Pasi Victory shënoi golin e fitores, filluan polemikat. Berisha mori topin nga rrjeta dhe ia hodhi portierit Buzanis, ndërsa ky i fundit, një ish-futbollist i kombëtareve të moshave të Greqisë, filloi të shante sulmuesin shqiptar duke e quajtur mes të tjerave edhe “cigan”. Gjyqtarët nuk e panë këtë episod, por parashikohet që Buzanis të dënohet për këto fyerje raciste.
OWN Goal HD – Melbourne Victory 2-1 Melbourne… par sharmanher