John Clint Williamson nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është emëruar prokuror udhëheqës i Task Forcës speciale hetuese, në misionit të BE-së në Kosovë, EULEX.
Siç dihet kjo “Task Force” do të hetojë akuzat e ngritura në Raportin e Këshillit të Evropës, raport ky i hartuar mbi punën e raportuesit special të Këshillit të Evropës, Dick Marty.