“Të paktën 30 oficerë janë dislokuar për të mos lejuar emigrantët të kalojnë kufirin dhe për të vijuar më pas drejt veriut përgjatë rrugëve tashmë të mbyllura ballkanike për fluksin e emigrantëve”, përcjell albinfo.ch.
Vitin e kaluar kufiri greko-maqedonas tërhoqi vëmendjen e opinionit ndërkombëtar, pasi mijëra emigrantë u grumbulluan në kampe të improvizuara refugjatësh në fshatin Idomeni, në anën greke të kufirit.
Autoritetet greke e mbyllën kampin në muajin maj të vitit të kaluar.
Rreth 65 mijë refugjatë presin ende në Greqi me shpresën për të vijuar udhëtimin për në Evropë.