Xhudistja kosovare, kampione olimpike, Majlinda Kelmendi është shpërblyer me 50 mijë dollarë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, shkruan albinfo.ch.
Kjo federatë ka shpërblyer 14 sportistët që përfunduan në vendet e para në kategorinë e tyre, derisa Majlinda ishte e para në kategorinë deri në 52 kg.
Majlinda kishte një vit të jashtëzakonshëm, duke fituar edhe medaljen e arta në Lojërat Olimpike në pjesëmarrjen e parë të Kosovës në këso gara.
“Ky është një moment i mrekullueshëm për të gjithë atletët e nivelit të lartë, duke më përfshirë edhe mua”, ka deklaruar Majlinda Kelmendi.