Ndalimi i refugjatëve nga shtatë myslimane për të hyrë në SHBA vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Urdhri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump vazhdon të komentohet në mënyrë të ndryshme dhe me shumë polemika.
E përditshmja britanike “The Telegraph” i është kundërpërgjigjur presidentit amerikan me një listë prej shtatë refugjatëve të cilët tashmë janë të njohur, në mesin e tyre edhe këngëtarja nga Kosova, Rita Ora, përcjell albinfo.ch.
Madeleine Albright, Judith Kerr, Yusra Mardini, Marlene Dietrich, Gloria Estefan dhe Regina Spektor janë emrat tjerë në këtë listë nga e përditshmja britanike.
“Ajo është fituese e çmimeve muzikore, dizajnuese e modës dhe ylli televiziv. Rita Ora u largua nga Kosova me prindërit e saj në moshën njëvjeçare, pas persekutimit ndaj shqiptarëve. Ajo katër herë ka dominuar në Britani të Madhe me këngët e saj dhe ka marrëveshje me brendet e famshme botërore si Adidas e Rimmel”, thuhet për Rita Orën.