Skip to content

Papa Françesku pret klerikët katolikë të Ballkanit, kërkohet pajtim mes popujve

Peshkopi serb, Ladislav Nemet, ka thënë se “dialogu ndërfetar në Kosovë, është kuptimplotë, teksa katolikët jetojnë në mesin e myslimanëve”

Papa Françesku ka takuar të hënën klerikët katolikë nga Serbia, Kosova, Mal i Zi dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, të cilët po qëndrojnë në një vizitë në Vatikan. Fluksi i emigrantëve, pajtimi dhe situata e Kishës në rajonin e Ballkanit, konkretisht në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni e Kosovë, ishin disa nga temat boshte në vizitën “ad limina apostolorum”, nëVatikan.

Peshkopët nga Ballkanimorën pjesë në ‘Konferencën ipeshkëvnore ndërkombëtare Shën Çirili e Matodi’ (Ceicem) që mbledh ipeshkvijtë e dioqezave katolike të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë e Kosovës. Këta klerikë u pritën në Pallatin Apostolik në Vatikan, në audiencë nga Papa Françesku.

Ndër ipeshkvitë e kësaj Konference ndërkombëtare episkopale, kryeipeshkvi i Tivarit të Malit të Zi, imzot Rrok Gjonlleshaj, për të cilin është vizita e parë ad limina, dhe ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji.

Në një prononcim për Radio Vatikanin, peshkopi serb, Ladislav Nemet, ka thënë se “dialogu ndërfetar në Kosovë, është kuptimplotë, teksa katolikët jetojnë në mesin e myslimanëve”

“Ta ruajmë frymën e bashkëpunimit ndërmjet katër shteteve: pavarësisht nga fakti se i kemi kërkuar Selisë së Shenjtë ta ndajë Konferencën ‘Shën Çirili e Matodi’, ne punojmë së bashku deri atëherë kur Selia e Shenjtë nuk do të japë një përgjigje në këtë drejtim, “ ka shtuar peshkopi serb.

“Prioriteti dytë është ai i përforcimit të pranisë sonë në këto katër shoqëri të ndryshme. Akoma është larg pajtimi ndërmjet kroatëve e serbëve, ndërmjet shqiptarëve e serbëve,” ka thënë më tej peshkopi Nemeti.