Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota dhe homologu i tij nga Kroacia Duro Popijaq, nënshkruan marrëveshjen ndërkombëtare për transportin rrugor të udhëtarëve dhe mallrave.
Me këtë marrëveshje rregullohet transporti rrugor ndërkombëtar i udhëtarëve, mallrave si dhe transporti transit, nëpër territorin shtetëror të palëve kontraktuese, në këtë rast Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.
Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshje qëndron në faktin se përmes kësaj, promovohet bashkëpunimi në transportin ndërkombëtar në suaza të ekonomisë së tregut, lëvizjës së lirë të njerëzve dhe mallrave.
Gjithashtu avansohet zhvillimi i tregtisë së lirë dhe marrëdhëniseve ekonomike ndërmjet dy shteteve e shtohet niveli i sigurisë në komunikacionin rrugor.
Marrëveshaj në fjalë, lehtëson procedurat administrative dhe eleminon të gjitha barrierat që eventualisht janë paraqitur si pengesa administrative për kompanitë transportuese të të dyja vendeve.