Stan Wawrinka sapo kishte fituar rundin, i cili u luajt në të ashtuquajturin “tie-break”. Më pas, ai i afrohet Tsonga-s, para se të kthehej në karrigen e tij, të dy lojtarët kanë shkëmbyer një shikim të hidhur. Pasi u ulën të dytë, pasoi një bisedë e gjatë, secili duke akuzuar dhe duke u përpjekur ta trembë tjetrin.
Në një konferencë për shtyp Jo-Wilfried Tsonga i është rikthyer grindjes në fjalë.
“Unë sapo kisha humbur në “tie-break”. Flisja me vetveten. Kemi pasur një shkëmbim të parëndësishëm mes nesh. Nuk mendoj se kisha të drejtë”, pranoi ai. “Nuk isha shumë i kthjellët. Por, në fund, ka pasur një fitues dhe ia kemi shtrënguar dorën njëri-tjetrit”.