Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi ka shënuar golin e parë në fanellën e Arsenalit, prej kur u transferua verës nga Valencia, shkruan albinfo.ch.
Arsenali shënoi fitore të vështirë ndaj Burnleyt 2:1, ku Mustafi realizoi në minutën e 59-të, kurse fitoren londinezëve ia siguroi Alexis Sanchez në minutën e 98-të.
“Çfarë ndeshje!!! Tepër i lumtur me fitoren e minutave të fundit dhe për golin tim të parë për Arsenalin”, ka shkruar Mustafi në ‘Facebook’.
Madje, Mustafi ka qenë njeriu i ndeshjes duke u vlerësuar me notën 8.4, ndërsa Granit Xhaka i ndëshkuar me të kuq në minutën e 65-të u notua me 6.5.