Policia gjermane ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, për të cilin dyshohet se po përgatiste sulme terroriste në Berlin, dhe kishte lidhje me 18-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua në Vjenë, shrkuajnë mediat austriake, transmeton albinfo.ch.
I arrestuari në Gjermani është 21-vjeçar dhe është marrë në pyetje nga hetuesit gjermanë, kurse detaje tjera nuk janë dhënë. Të arrestuarit gjithashtu i është bastisur edhe banesa, derisa sipas mediave gjermane ai njihet si përkrahës dhe bashkëpunëtor me grupet terroriste.
Sa i përket shqiptarit Lorenz K. janë duke vazhduar për të zbuluar lidhjet e tij me persona të tjerë radikalë. Deri tani dihet se babai i 18-vjeçarit është nga Tirana, ndërsa vet adoleshenti ka lindur në Vjenë të Austrisë.
Babai i tij ka thënë se nuk është në dijeni që djali i tij planifikonte sulme terroriste.