Skip to content

“Western Union”, 586 milionë dënim për pastrim parash

“Western Union” është pajtuar të paguajë 586 milionë dollarë si dënim dhe ka pranuar se ka injoruar faktin se shërbimi i tyre është përdorur për veprimtari kriminale, kryesisht për pastrimin e parave dhe mashtrim, sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Drejtësisë në SHBA, raporton Bloomberg, përcjell albinfo.ch. Me ndihmën e punonjësve të “Western Union”, […]

“Western Union” është pajtuar të paguajë 586 milionë dollarë si dënim dhe ka pranuar se ka injoruar faktin se shërbimi i tyre është përdorur për veprimtari kriminale, kryesisht për pastrimin e parave dhe mashtrim, sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Drejtësisë në SHBA, raporton Bloomberg, përcjell albinfo.ch.

Me ndihmën e punonjësve të “Western Union”, emigrantët kinezë kanë përdorur këtë shërbim për dërgimin e qindra milionë dollarëve për të paguar kontrabandistët dhe të hollat kanë lëvizur në sasi më të vogla për t’iu shmangur rregullave federale për regjistrimin e transaksioneve, sqaruan autoritetet amerikane.

Prokurori konstaton se “Western Union”, të paktën për një periudhë prej pesë vjetësh dinte në lidhje me transaksionet e paligjshme të kryera me anë të këtij shërbimi.

Kompania nuk pranoi të japë ndonjë koment në lidhje me këtë marrëveshje.