Kosova është shumë e shqetësuar me ngjarjet e fundit, sidomos me provokimin e trenit serb, si dhe arrestimin e Ramush Haradinajt, dhe për këtë arsye ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe vendet tjera, shkruan e përditshmja angleze “The Guardian”, përcjell albinfo.ch.
Në lidhje me këtë çështje është angazhuar ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili u ka shkruar homologëve të tij në Bashkimin Evropian, SHBA-së dhe vendeve tjera, për provokimet që po i bën Serbia.
Hoxhaj ka kërkuar nga BE-ja, që është lehtësuese e bisedimeve në mes të Kosovës e Serbisë, që të kërkojë nga Serbia të përkushtohet në përmirësimin e raporteve.
Nuk bëhet e ditur se si janë zgjedhur shtetet që u janë dërguar letrat, përveç që janë përmendur BE-ja, SHBA-ja dhe vende të tjera.
Ministri Hoxhaj ka shkruar edhe se incidenti me trenin ishte “ngjarja e fundit në vazhdën e akteve agresive e provokative që Serbia ka ndërmarrë kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”.
Hoxhaj po ashtu, në adresimin e tij ka përmendur arrestimin dhe mbajtjen e Haradinajt në burgun e Francës si pasojë e fletarrestit serb në Interpol dhe murin në Veri