Vëllezërit Marusic kanë venë në shitje ishullin «Srednja Kluda» në Trogir, një arkipel në veri të Splitit, për më shumë se 1 milion dollarë, njofton portali dalje.com.
Ata e kanë trashëguar ishullin nga familja e tyre. Vëllezërit Marusic kanë thënë se janë të obliguar ta shesin ishullin në fjalë pasi që kanë falimentuar në biznesin që e kanë ushtruar dhe se kanë mbetur të papunë.
Sipërfaqja e ishullit në fjalë është 2.5 hektarë dhe në të është e vendosur vetëm një shtëpizë prej guri.
Deri tani një blerës serioz është shfaqur dhe se shuma e ofruar duket të sillet rreth 1.5 milion dollarë.
Vëllezërit Marusic ankohen se burokracia kroate po e pengon shitjen. Mirëpo, sipas ligjit kroat, pronari duhet së pari t’ia ofrojë shitjen shtetit, dhe nëse ky i fundit nuk posedon mjete për ta blerë, atëherë ai mund ta zgjasë procesin për rreth 6 muaj.