Tregu me sigurimet shëndetësore nuk do të ndryshojë edhe aq vitin e ardhshëm në Zvicër. Vetëm 680 mijë persona kanë vendosur t’i ndërrojnë sigurimet bazë shëndetësore për vitin 2017.
Këto të dhëna i ka bërë publike “Comparis“, një shërbim krahasues i çmimeve që vepron nëpërmes internetit.
Kështu, këtë vit më pak njerëz kanë vendosur të heqin dorë nga sigurimet e vjetra krahasuar me vitin kaluar.
Në fund të 2016-ës kishin vendosur t’i shkëpusin kontratat me sigurimet shëndetësore 8.3 për qind të të siguruarve, ndërsa vitin e kaluar ishte raportuar për 8.6 për qind.
Në pjesën perëndimore të Zvicrës i kanë ndërruar më shumë sigurimet shëndetësore se në pjesën tjetër të vendit.