Ambasadori francez në Kosovë, Jeans Francois Fitou, u ka bërë thirrje të gjithëve që para se të propozojnë plane të ndryshme për veriun e Kosovës të lexojnë Pakon e Ahtisarit. Sipas tij, ky plan është më i avancuari dhe garanton të gjitha të drejtat e mundshme për komunitetet.
Ambasadori për “Kohën Ditore”, ka thënë se nuk duhet dhënë vlerësime për veprimin e qeveris me 25 korrik.
Sipas tij, veprimi duhet kuptuar si veprim i një shteti sovran dhe duhet vazhduar përpara. Sipas ambasadorit francez, zhvillimet kanë krijuar mundësinë për një dinamikë të re në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.