Me moton : “Liri pa kushte për Ramush Haradinajn” të shtunën më 21 janar 2017 në ora 14:00 do të mbahet sërish protestë gjithpopullore shqiptare njofton dega e AAK me seli në Zvicër.
Protesta ka për qëllim t’u kërkojë autoriteteve franceze lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të luftëtarit të lirisë së Kosovës, ishkryeministrit dhe kryetarit të tanishëm të AAK-së së Kosovës, zoterisë Ramush Haradinaj.
Ftohen të gjithë shqiptarët nga Franca, Zvicra dhe nga shtetes të tjera të Evropës që të jenë pjesëmarrës në këtë protestë me rëndësi të veçantë për imazhin e shtetit të Kosovës në skenën ndërkombëtare thuhet në ftesën e degës së AAK-së së Zvicrës.
Protesta do të mbahet para Gjykatës së Apelit në këtë adresë:
9 Avenue Raymond Poincaré ,68000 Colmar, Francë.
Për informata më të hollsishme mund të kontaktoni në këta numra telefoni:
+41 78 910 28 08 Mentor Mushkolaj, kryetar i degës së AAK-së në Zvicër dhe
+ 41 79 854 39 90 Alije Mujaj, nënkryetare.