Një këngëtare tjetër shqiptare, e cila po shkëlqen në skenën botërore është edhe Bebe Rexha. Revista e njohur britanike, ‘Fabulos’ ka zhvilluar një intervistë me këngëtaren shqiptare, madje, duke e vënë edhe në ballinë, përcjell albinfo.ch.
Revista britanike e vlerëson Bebe Rexhën si të pandalshme dhe yllin e ardhshëm të muzikës pop.
Revista që botohet të dielën, në ballinë, Bebes i ka vënë titullin “Mbretëreshë”.
Ajo gjithashtu kishte shumë suksese vitin e kaluar, kurse shumë projekte e presin edhe më 2017. Këngëtarja e cila jeton në Amerikë e gjithashtu është tekst shkruese e shumë këngëtarëve të njohur botëror rrëfen për luftën 10-vjeçare për të pasur suksese dhe si ka mbijetuar në industrinë e muzikës.