Sulmuesi nga Kosova, Albert Bunjaku ndodhet përpara largimit nga St. Gallen. Sipas informacioneve të gazetës gjermane “Bild”, sulmuesi kosovar pritet të nënshkruajë me klubin e ligës së dytë gjermane, Erzgebirge Aue, përcjell albinfo.ch.
Kontrata do të jetë e vlefshme deri në fund të edicionit. “Kontrata vjen pasi trajneri i klubit gjerman, Pavel Dotchev, e njeh Bunjakun nga kohët kur aktivizohej me Zvicrën”, shkruan e përditshmja gjermane.
Lajmet janë konfirmuar edhe nga skuadra zvicerane. St. Gallen kalon momente të vështira ku katër lojtarë deri më tani kanë ikur: Steven Lang (FC Schaffhausen), Marcel Herzog (fundi i karrierës) dhe Mario Leitgeb (FCSG U21).
Bunjaku ka shënuar 14 gola gjatë 70 aktivizimeve në ligën e parë zvicerane. Ai është edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, edhe pse nuk u paraqit në ndeshjet e fundit.