Një zjarr shpërtheu të mërkurën në një apartament të Gjenevës. Banorët e ndërtesës u desh të evakuohen nëpërmjet një shkalle të madhe, me që shkallët e ndërtesës ishin shembur pjesërisht, bën të ditur zëdhënësi i policisë kantonale.
Qiramarrësja e banesës si dhe një e moshuar janë dërguar në spital. Ndërsa tetë banorë të tjerë janë shqetësuar nga tymi, por pa lëndime.
Zjarri, i cili shpërtheu në një apartament të katit të dytë, është përhapur në rrugë afër ndërtesës. Megjithatë, zjarrfikësit kanë qenë në gjendje ta kontrollojnë.