Sipas Kryeministrit shqiptar, në vitin 2011 Shqipëria ka qenë më atraktive për turistët, sepse në periudhën janar-gusht, në krahasim me atë të vitit të kaluar, 411’927 turistë më shumë e kanë vizituar Shqipërinë.
Për Sali Berishën sektori i turizmit po bëhet një ndër më kryesorët të ekonomisë së Shqipërisë.
Paralelisht me këtë rritje të turizmit numri i qytatarëve të Shqipërisë që kanë udhëtuar jashtë vendit është rritur. Në krahasim me gjysmëvjetorin e viti të kaluar, rreth 347’000 qytetarë më shumë kanë udhëtuar jashtë vendit, rezultat ky që ndërlidhet me liberalizimin e vizave.