Një person i armatosur ka shtënë me armë rreth vetes në aeroportin e qytetit Fort Lauderdale në në shtetin federal amerikan të Floridës. Një numër ende i panjohur të njerëzve janë vrarë, ka thënë Barbara Sharief, kryebashkiake.
Po ashtu edhe sherifi përgjegjës i aeroportit ka thënë se ka edhe të vrarë dhe ka konfirmuar se i dyshuari është ndaluar.
Mediat vendore flasin për së paku nëntë të plagosur.
Policia ndërkohë e ka ndaluar personin e dyshuar. Autoritetet e aeroportit kanë njoftuar pemës twitterit se të shtënat janë shkrepur më terminalin 2 të vendit për marrjen e bagazhit.
Në momentin e sulmit, në aeroport gejndej edhe ish sekretari për media në administratën e Xhorxh Bushit, Ari Fleisher. Mediat amerikane raportojnë se ka shkruar në twiter ku ka thënë se ka dëgjuar të shtëna dhe se të gjithë po iknin nga vendi i ngjarjes.
Aeroporti është evakuuar. Njëherë për njëherë nuk dihet motivi i këtij akti.