Pas Shkëlzen Gashit, edhe futbollisti tjetër shqiptar, Jahmir Hyka mund të transferohet në kampionatin amerikan, shkruan albinfo.ch.
Emri i futbollistit shqiptar figuron në listën prej 11 futbollistëve të cilët mund të transferohen në Amerikë nga Evropa.
Edhe Hyka ka pranuar se mund të transferohet në Amerikë dhe nuk e hedh poshtë këtë ide. Megjithatë, mesfushori është shumë i kërkuar në Turqi nga Kayserispor dhe Beshiktashi, por edhe në Palermo në Itali. Janari pritet të jetë shumë i ‘nxehtë’ për futbollistin kuqezi.