Policia italiane ka bërë të ditur se ka arrestuar tre shqiptarë, të cilët akuzohen për një seri vjedhjesh, raporton albinfo.ch.
Sipas mediave italiane shqiptarët e arrestuar kanë vjedhur objekte me vlerë gjysmë milion euro, duke përfshirë bizhuteri floriri, argjendi, ora të markave të shtrenjta.
Siç mësohet nga mediat italiane dy vjedhjet e fundit janë bërë gjatë natës së datës 31 dhjetorit dhe 1 janar.
Mësohet se objektet e vjedhura shiteshin në Itali dhe Shqipëri. Nga hetimet rezulton se mosha e shqiptarëve të arrestuar është 24, 30 dhe 33 vjeç.
Policia italiane ka sekuestruar dhe mjetet që përdornin grabitësit për të hapur apartamentet dhe kasafortat e banesave.