Bora e pritur aq gjatë ka rënë më në fund në Zvicër gjatë natës të së hënës dhe të martës. Sipas Institutit për Parashikimin dhe Vëzhgimin e Motit dhe SRF Meteo, pesë deri në dhjetë centimetra borë ka rënë në pjesën gjermanofolëse të Zvicrës.
Sasia më e madhe ka zbardhur tokat e Zvicrës qendrore dhe zonat midis Cyrihut dhe Liqenit Bodensee, tregon instituti i lartpërmendur.
Në pjesën tjetër të Zvicrës shtresat e borës nuk kanë kaluar dy deri në tre centimetra. Ndërsa pjesa më e madhe e Zvicrës perëndimore dhe ajo e kantonit të Valais dhe Graubünden kanë mbetur megjithatë pa borë.