Qyteti më i shtrenjtë në Evropë është Cyrihu, ku (186 franga), ku një dhomë për një natë kushton mesatarisht 174 euro. Vitin e kaluar Londra rrëshqiti në vendin e dytë me 172 euro.
Për pothuajse 18 për qind, çmimet në Stamboll kanë rënë. Arsyeja, sulmet në metropolet në Turqi.
Një rritje e çmimit u shënua në Oslo prej më shumë se 40 për qind, nga 170 euro që ishte vitin e kaluar. Gjithashtu në Stokholm (+ 10.4 për qind deri në 148 euro) dhe në Helsinki (9,2 për qind deri në 131 euro) çmimet u rriten me shpejtësi.
Qyteti më i shtrenjtë në mbarë botën mbetet Nju-Jorku, ku me një çmim mesatar prej 241 eurosh mund të siguroni një natë hoteli, e ndjekur nga Uashingtoni me 219 euro dhe Tokio me 191 euro.