Një zjarr i madh shpërtheu në katin e katërt të një ndërtese që ndodhet rruge Quai Ernest-Ansermet , numër 36, të dielën më 1 janar. E gjithë ndërtesa është evakuuar nga 100 banorët e saj. 34 veta janë plagosur ose të intoksikuar. Gjashtëmbëdhjetë persona janë evakuuar në spitalin kantonal, dhjetë prej të cilëve me urgjencë. Midis tyre, tetë fëmijë janë helmuar nga tymi dhe një person është djegur rëndë, i cili është dërguar me helikopter në spitalin CHUV në Lozanë.
Mjete të konsiderueshme janë angazhuar për këtë ndërhyrje të madhe: 13 makina të zjarrfikëseve, 32 zjarrfikës profesional (SIS), 14 vullnetarë dhe 24 policë. Mjete shëndetësore janë aktivizuar gjithashtu: Samaritanët, tetë ambulanca të Gjenevës, dhe katër ambulanca nga Vaud-i.


