Përveç dështimeve dhe zhgënjimeve në politikë, gjatë viti 2016 ndodhën edhe gjëra pozitive në Kosovë, shkruan ‘kosovo-info.com’.
Momentet më të mira ishin në sport dhe kulturë, që ishin ambasadorët më të mirë të Kosovës në arenën ndërkombëtare, i përcjell albinfo.ch.
Paraqitja e Dua Lipës në vendlindje
Ishte një natë e bukur gushti në Prishtinë. Mijëra të rinj u grumbulluan për koncertin e këngëtares shqiptare. Policia kishte bllokuar rrugën, derisa të rinjtë ecën në këmbë. Në Parkun e Gërmisë, paraqitja e saj ishte mbresëlënëse. Lipa, e cila po ka sukses edhe në Evropë dhe Amerikë, mrekulloi fansat me paraqitjen e saj.
Goli i parë zyrtar i Kosovës
Pas shumë peripecive, Kosova në maj të vitit 2016, u bë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s. Më në fund ishte e barabartë me shtetet tjera dhe filloi kampanjën furishëm, duke barazuar me Finlandën si mysafire. Për befasinë e të gjithëve arriti të shënojë një gol. Atë e realizoi Valon Berisha nga penalltia.
Himni i Kosovës në Rio de Zhaneiro
Na ishte një herë një vajzë e cila filloi të merret me xhudo. Edhe pse nuk ishte sportistja më e talentuar, ajo kishte një qëllim dhe ia arriti. Ajo dëshiroi të bëjë krenare familjen e saj. Dhe ajo e arriti. Dhe jo vetëm familjen e saj. Gjatë Lojërat Olimpike në Rio, Majlinda luftoi për veten, për familjen dhe shtetin. Pasi mundi kundërshtaren në finale, filloi të qajë. Ky ishte një moment i jashtëzakonshëm për popullin e Kosovës. Një javë më vonë ajo u kthye në vendlindje, e rrethuar nga mijëra njerëz.
Rita Ora këndon për Nënën Terezë
Nëna Terezë, prindërit e së cilës ishin nga Kosova, gjithmonë ishte simbol i paqes në botë. Ajo ishte krenari e një populli e më gjerë. Në shtator, Papa Francisco e shpalli të shenjtë. Në lumturimin e saj, mori pjesë edhe një këngëtare nga Kosova, Rita Ora, e cila është yll në skenën evropiane dhe amerikane.
Kosovarët festojnë për fitoren e Shqipërisë
Kombëtarja e Shqipërisë për herë të parë po merrte pjesë në një Kampionat Evropian. Dhe për më tepër erdhi edhe fitorja e madhe. Shumica e futbollistëve kuqezi ishin nga Kosova, si për shembull kapiteni Lorik Cana. Këto dy shtete i bashkon edhe kombësia e njëjtë. Fitorja ndaj Rumanisë i dha dritën e gjelbër shqiptarëve të festojnë. Sheshet e Prishtinës ishin mbushur me qytetarë që festonin këtë fitore historike.




