Skip to content

Robin Krasniqi, ndër boksierët më të mirë të vitit 2016 në Gjermani

Në kategorinë “Profis nacional” Krasniqi bënte pjesë bashkë me emrat më të njohur të boksit si: Wladimir Klitschko, Arthur Abraham, Jürgen Brähmer, Marco Huck...

Boksieri shqiptar, Robin (Haxhi) Krasniqi është nominuar ndër boksierët më të mirë të vitit 2016 në Gjermani. Kështu e ka vlerësuar boksierin junikas revista më e madhe e boksit në Gjermani “Box Sport”, njofton “albinfo.ch”.

Revista kishte hapur një sondazh ku lexuesit mund të votonin për boksierin e vitit 2016. Në kategorinë “Profis nacional” Krasniqi bënte pjesë bashkë me emrat më të njohur të boksit si: Wladimir Klitschko, Arthur Abraham, Jürgen Brähmer, Marco Huck, Jack Culcay, Dominic Bösel, Tyron Zeuge, Vincent Feigenbutz, Leon Bauer …

Lajmin për këtë vlerësim e kishte shpërndarë edhe vet boksieri Krasniqi në profilin e tij në “Facebook”.

Krasniqi ishte boksieri shqiptar me i suksesshëm për vitin 2016. Dy fitoret e arritura këtë vit kundër kundërshtarëve Cagri Ermis dhe Jurgen Doberstain  dhe dy titujt e vlefshëm WBA dhe WBO Inter-Continental, sollën Krasniqin në pozitën 3 në WBO.

Krasniqi së shpejti do të ngjitet në ring përballë boksierit numër 2 në WBO, Arthur Abraham. Dueli për kategorinë super të mesme ndërmjet këtyre dy boksierëve do të vendoset me 4 janar në Budapest të Hungarisë.