Granit Xhaka gjithnjë e më mirë po luan në Arsenal. Ai tashmë është përshtatur në skuadrën londineze dhe është bërë i pazëvendësueshëm, shkruan albinfo.ch.
Portali sportiv ‘Goal.com’ ka përzgjedhur formacionin më të mirë nga xhiroja e 18-të e Premierligës. Ky formacion dominohet nga lojtarët e Manchester Unitedit dhe Arsenalit, të cilët kanë nga tre lojtarë.
Në mesin e tyre është edhe Granit Xhaka, i cili ka shkëlqyer në fitoren e Arsenalit ndaj West Bromwich Albion.
Xhaka kishte kaluar në Arsenal nga Borussia Moenchengladbach gjatë verës për 45 milionë euro, duke u bërë transferi më i shtrenjtë shqiptar dhe zviceran.