Gazeta austriake “Kurrier.at” ka publikuar një përmbledhje të dasmave më të bukura të cilat janë realizuar gjatë vitit 2016. Në mesin e shtatë dasmave më të veçanta, është përmendur edhe ceremonia dasmore e martesës së Princ Lekës me aktoren Elia Zaharia, përcjell “albinfo.ch”.
“Opulente” kështu e ka vlerësuar gazeta austriake dasmën shqiptare. “Princ Leka nga Shqipëria dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja dhe aktorja Elia janë prezantuar si mbretërorë në dasmën e tyre. Dizajnerja Blerina Kllokoqi – Rugova ka qëndisur një fustan me gurë diamantesh”, shkruan gazeta.
Në këtë listë dasmash janë renditur edhe dasma e futbollistit gjerman Bastian Schweinsteiger me tenisten Ana Ivanoviç, pastaj dasma e aktores Eva Longoria me Antonio Baston, dasma e Mario Gomez me modelen Carina Wanzung e të tjerë.