Më shumë se 20 vite kishte punuar një grua 55 vjeçare si pastruese në një kompani. Deri tani pa asnjë problem. Dhe, befasisht ajo shkarkohet nga puna. Madje as pa i dhënë ndonjë arsye.
Punëtorja e cila punonte si pastruese ankohet në Sindikatë, e cila pastaj e sjell pastaj kompaninë para gjyqit. Vetëm atëherë, kompania detyrohet të japë një arsye se përse e largoi punëtoren nga puna.
“Gruaja nuk fliste shumë mirë gjermanisht”, kishte thënë punëdhënësi i saj. Por, ky arsyetim nuk ishte bindës, për shkak se për 20 vite sa gruaja ka punuar, gjuha nuk i kishte paraqitur kurrfarë pengese. “Firma kishte dëshiruar të përfitojë në kurriz të gruas”, ka thënë presidenti i Sindikatës, Johann Kalliauer, pa e treguar identitetin e saj, përcjell “albinfo.ch”.
Në shkallën e dytë të gjyqit, Sindikata, fiton gjyqin duke i paguar kompania ish punëtores së tij, shumën prej 31.600 eurosh dëmshpërblim.