Në ora 19:00, ashtu siç ishte e parashikuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, është mbyllur votimi në vendvotimin 2011 në Tearcë, duke përmbyllur kështu ciklin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni. Sipas medieve nga Tetova, deri në orën 18:30 kanë votuar mbi 400 qytetarë.
KSHZ-ja ka njoftuar pres konferencë në ora 21:30, ku edhe do të shpallen zyrtarisht rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet e sotme dhe nga zgjedhjet e 11 dhjetorit.
Në këtë vendvotim tensioni më i madh tek qytetarët po ashtu edhe tek partitë maqedonase pasi që rivotimi i sotëm do të varet direkt numri i përgjithshëm i mandateve të deputetëve.
Burime partiake në LSDM kanë thënë se nëse është arritur shifra 500 votues deri ora 19:00 gjasat për ndryshim të rezultatit janë reale.