Sulmuesi prishtinas, Besart Berisha po kalon edhe një sezon fantastik në Australi, duke barazuar edhe rekordin e golave, 90, shkruan albinfo.ch.
E përditshmja “The Daily Telegraph” ka bërë përzgjedhjen e 11-shes më të mirë në elitën e futbollit australian deri më tani, ku pjesë e saj është edhe sulmuesi shqiptar, Besart Berisha.
Deri më tani ai ka shënuar nëntë gola dhe nëse vazhdon në këtë formë, sigurisht se do të thyejë edhe rekorde tjera.