Sa herë mërgimtarët kthehen në Kosovë, formohen kolonat e gjata, madje edhe tani kur temperaturat po bien. Mërgimtarët vijnë në Kosovë për të kaluar festat e fundvitit së bashku me familjet e tyre, raporton albinfo.ch.
Ata thonë se kanë pritur me orë të tëra brenda territorit të Serbisë, derisa kolonat janë të gjatë disa kilometra.
Ata kanë bërë të ditur se koha e pritjes në kolona sillet mes 7 e deri në afër 20 orë dhe se pjesa dërrmuese e automjeteve janë me fëmijë të vegjël, ndërsa temperaturat kanë filluar të bien duke e bërë edhe më të vështirë qëndrimin në kolona, shkruan ‘koha.net’.
Mërgimtarët janë ankuar edhe për procedura të shumta që po i bënë pala serbe në dhënien e disa dokumenteve për të kaluar kufirin.