Një park i madh për prodhimin e rrymës elektrike nga fuqia e erës do të ndërtohet në Lugnez Obersaxen të kantonit Graubünden.
Parku Surselva, që do të ketë 40 turbina ere do të prodhojë energji elektrike të mjaftueshme për furnizimin e të gjitha ekonomive familjare të Graubündenit.
Ndërtimi i këtij parku po bëhet me mbështetjen e ndërmarrjes së Cyrihut për prodhimin e energjisë Ewz.
Për ndërtimin e tij do të investohen rreth 200 milionë franga.
Fillimi i ndërtimit të fazës së parë është paraparë për në vitin 2012, ka thënë për drs.ch një zëdhënës i ewz. Po gjatë vitit 2012 do të fillojë edhe prodhimi i energjisë elktrike nga turbinat e para.