Washingtoni nuk e ka përjashtuar mundësinë që sulmet ekstremiste që kanë ndodhur dy ditëve të fundit në Turqi, Zvicër, Gjermani dhe Jemen të jenë të koordinuara. Kështu tha për rrjetin televiziv CNN një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kirby.
Ai ishte pyetur nëse Shtetet e Bashkuara besojnë se sulmet në fjalë janë të ndërlidhura ose është fjala për aktet që janë të izoluara nga njëra-tjetra.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby, siguron se SAS është gati “për të shkëmbyer informacion me aleatët dhe partnerët e gjithë botës për të parandaluar sulme të ngjashme”.