https://www.youtube.com/watch?v=VLb2zbo5VR8
Mesfushori shqiptar nga Zvicra, Blerim Xhemaili është njëri nga futbollistët kyç të Bolognas në Serie A, shkruan albinfo.ch.
Skuadra e tij triumfoi 3:0 ndaj Pescaras, derisa Xhemaili shënoi golin e dytë në këtë përballje.
Goli erdhi në minutën e 41-të pas një devijimi të lehtë nga Hugo Campagnaro.
Në këtë takim për vendasit nga minuta e parë filluan lojën edhe dyshja shqiptare Rey Manaj dhe Ledian Memushaj.
Për Xhemailin ky do të jetë edicioni i fundit në Serie A, pasi më pas do të transferohet në kampionatin amerikan, përkatësisht skuadrën Montreal Impact.