Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Dejvid Lidington u ka bërë thirrje të gjitha komuniteteve në Kosovë që të përmbahen nga dhuna dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur dallimet në mënyrë paqësore dhe për dobinë e të gjithëve.
Përmes një komunikate për media, Lidington ka shprehur shqetësimin lidhur me dhunën në veri të Kosovës, e cila rezultoi me vdekjen e një pjesëtari të njësisë speciale të Policisë së Kosovës si dhe disa të lënduar të tjerë.
Lidington ndërkaq ka thënë se Britania e Madhe mbetet mbështetëse e Kosovës dhe të ardhmen e saj në Bashkimin Evropian.
“Ne inkurajojmë vazhdimin e përpjekjeve dhe angazhimin nga të gjitha palët drejt këtij objektivi, përfshirë facilitimin nga ana e BE-së të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë të gëzojnë një të ardhme të sigurt dhe me prosperitet”, është shprehur Lidington.