Një gjykatë e krimeve të rënda në Milano të Italisë, të hënën ka dënuar me nëntë vjet, italianen, për pjesëmarrjen e saj në luftimet ISIS-it. Gruaja, e cila me rrënjë ishte nga Milano, pas konvertimit kishte marrë emrin “Fatime” ndërsa është dënuar për shkak të terrorizimit ndërkombëtar në Siri.
Bashkëshorti i saj shqiptar, është dënuar me 10 vite burgim, shkruan oe24.at, përcjell “albinfo.ch”.
Me tetë vite është dënuar edhe vjehrra e saj shqiptare si dhe kunata. Po ashtu, me katër vite burgim është dënuar edhe babai i Fatimes. Ky i fundit ishte i vetmi që u paraqit para gjykatës, . Ai ishte arrestuar në vitin 2015.
Fatimja është akuzuar për shkak se disa pjesëtarë të familjes ka arritur t`i bind për t’iu bashkuar ushtrisë së ISIS-it.