Tre fatlumë kanë fituar së bashku më shumë se 70 milionë franga në loto, duke përfunduar ethet që kishin zgjatur me javë nga grumbullimi i fondit të lotarisë zvicerane. Dy nga tre fatlumët vijnë nga kantoni i Bernës dhe një nga kantoni i Cyrihut, njofton Swisslos, përcjell albinfo.ch.
Numrat fitues ishin 7, 13, 18, 24, 28 dhe 33, plus numri me fat 6. Rekordin e mban fituesi nga 23 gushtik 2014, me gati 48.6 milionë franga zvicerane.
Që nga viti 1970 nga lotaria zvicerane janë bërë 702 milionerë.