• 300 gr domate,
• 400 gr mish viçi (feta të holla),
• 1 thelb hudhre,
• trumëz,
• 50 gr vaj ulliri,
• borzilok,
• kripë,
• piper (të djegës, i freskët)
Përgatitja:
Prisni në feta domatet dhe i vendosni në një tigan me vaj, hudhrën e grirë, disa degë trumzë, 5-6 gjethe borzilok të grirë dhe një copë spec të djegës e të freskët.
Lërini të fërgohen në zjarr të lartë për 2 minuta, më pas kriposini dhe vendosini te domatet filetot e mishit, rrotullojini shpejt, mbulojini dhe uleni temperaturën.
Lerini të pushojnë për 2 minuta, më pas shërbejini menjëherë.
Ju bëftë mirë!
