Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është bërë imazh i skuadrës londineze të Arsenalit, shkruan albinfo.ch.
Ai së fundi i është bashkangjitur kampanjës së ekipit, e cila i referohet Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Drejtave të Fëmijëve që është iniciuar prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Unë dhe djemtë jemi duke e mbështetur kampanjën ‘Dita e xhemperëve të Krishtlindjes’, e cila do t’i dal në ndihmë fëmijëve”, shkruan ndër të tjerash Xhaka në “Instagram”.
Ndryshe, ai i ka dërguar një letër një tifozi të vogël të skuadrës së Sundelarndit, Brandley Lowerly, i cili vuan prej kancerit.
Familja Xhaka edhe më herët ka marr pjesë në kampanja të ndryshme të bamirësisë.