Këtë e ka dëshmuar edhe matësi i vendosur në Ambasadën e SHBA-së, në Prishtinë, raporton albinfo.ch.
Sipas matësve, ajri të mërkurën në mbrëmje ishte 330 ppm, apo në nivelin e fundit të ndotjes.
Prej 300 deri në 500, ku gjendet Prishtina momentalisht është edhe kategoria e fundit e cila është më e rrezikshmja për shëndetin.
Për këtë kanë njoftuar edhe vet Agjencia e Mjedisit të Kosovës, e cila si arsyetim për këtë ka dhënë motin e ditëve të fundit.
Në Prishtinë ka filluar edhe një fushatë kundër kësaj dukurie, por nuk është ndërmarrë asnjë masë, kurse institucionet vazhdojnë të heshtin karshi këtij problemi.