Kampionia e Kosovës në volejboll (femrat), Drita nga Gjilani sonte do të ballafaqohet me skuadrën zvicerane, VFM Franches Montagnes, në kuadër të CEV Kupë, shkruan albinfo.ch.
Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Forum Biwi” në Rossemaison (Kantoni Jura) dhe gjilanaset presin përkrahjen e bashkatdhetarëve.
Me anë të rrjeteve sociale Klubi i Dritës iu ka bërë thirrje bashkëatdhtarëve për mbështetje në këtë ndeshje të rëndësishme, kurse sfida e kthimit do të zhvillohet më 22 dhjetor në Gjilan.
Skuadra gjilanase pretendon se është e gatshme për garat ndërkombëtare, derisa dominoi pa shumë problem në Kosovë.