Në kohën kur arsimi në Kosovë po kritikohet me të madhe nga të gjitha anët, një grup studentësh kosovarë po duartrokitet në mediat botërore. Ata kanë ndërtuar një animacion i cili përmes videos tregon pikat në globin e botës në të cilat ndodhin më së shpeshti tërmetet.
Mediat si stern.de, blick.ch etj. i japin rëndësi të madhe këtij animacioni, duke përshkruar funksionimin e tij si mjaft mbresëlënës.
Sa më e fuqishmne dridhja e tokës, aq më i madh është rrethi i treguar vizualisht. Bëhet fjalë për një regjistër të tërmeteve më të fuqishme që kanë ndodhur gjatë 15 viteve të fundit në botë, transmeton albinfo.ch. Këtu hyn sigusirsht edhe cunami i vitit 2004 në Azinë Juglindore, i cili pati, me magnitudën prej 9.1 shkallësh të rihterit marrë mbi 200 mijë jetë njerëzish.
Ndërkaq tërmeti më i rëndë që ka ndodhur ndonjëherë dhe që është regjistruar, është ai i vitit 1960 në Qile, me 9.6 shkallë.
Këtu mund të shihni videon: