Dëbimet me dhunë të refugjatëve të papranuar nga Zvicra, në të ardhmen mund të bëhen edhe me ndihmën e agjencisë së BE-së për mbrojtjen e kufijve “Frontex”.
Në këtë fushë edhe Zvicra mund të sjellë përvojat e saj, sidomos në kualifikimin e personelit përcjellës. Kështu i ka deklaruar radios DRS zyrtari i Zyrës Federale për Migracion Christian Bachhofner.
Sipas tij është planifikuar një program i përbashkët kualifikimi i cili do të konkretizohet në muajt e ardhshëm.
Organizata e Zvicrës për mbrojtjen e refugjatëve “Schweizerische Flüchtlingshilfe” ka përshëndetur këto plane. Ndërkaq Amesty International i kundërshton ato dhe kritikon përdorimin e dhunës me rastin e dëbimeve të refugjatëve nga Zvicra.