Për nxënësit në kantonin e Gjenevës, dita e mërkurë është ditë pushimi nga shkolla. Gjeneva është kantoni i vetëm që ka këtë sistem. Por, që të vazhdojë edhe më tutje kështu, votuesit duhet të japin pëlqimin përmes një referendumi që pritet të mbahet në mars të vitit 2012.
Bashkësia Pedagogjike e Gjenevës ka grumbulluar 18 mijë nënshkrime pro këtij referendumi, ndërkohë që vetëm 7000 nënshkrime do të mjaftonin për të fituar të drejtën e referendumit.